Vjosa Osmani bën thirrjen e fuqishme: “Kërkojmë mbrojtjen e Kosovës nga Rusia!”

Të enjten, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për mbështetjen e KFOR-it në trajnimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s, tha zyra e saj.

Gjatë takimit me Stoltenberg, ajo theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara. Osmani paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan.