Vuçiç befason rajonin: Do më varnin në Washington ose Bruksel, nëse unë do të deklaroja këtë gjë

Vuçiç befason rajonin: Do më varnin në Washington ose Bruksel, nëse unë do të deklaroja këtë gjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha të shtunën se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik, transmeton Gazeta Express.

“Unë as që kam reaguar. E lamë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabiq)… Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon me bashkimin me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

Ai pyeti se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai të kishte thënë diçka të ngjashme, duke përmendur reagimin që sipas tij do ta bënte komuniteti ndërkombëtar.

“A do të më varnin në Washington apo në Bruksel?”, tha Vuçiqi me ironi.