Vuçiç: “Çdo gjë në Kosovë bëhet me aprovimin e këtyre shteteve!”

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se çdo gjë në Kosovë bëhet me miratimin e vendeve të QUINT-it. Duke folur për aksionin e kësaj jave të Policisë së Kosovës për të lutfuar k r i min e organizuar dhe kontrabandën në disa pjesë të vendit, përfshirë këtu edhe veriun, Vuçiq ka thënë se Britania e Madhe e ka mbështetur aksionin, dhe se nuk do ta lejoj këtë shtet që ta bëjë budalla.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, ka thënë presidenti serb në një intervistë për Prva TV. Ai ka thënë se në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më korrekte. “Ata që dolën me deklarata se ky ishte një aksion i mrekullueshëm, turp ju qoftë! Kushdo që jeni”, ka thënë Vuçiq.