Vucic: Do të mbrojmë serbët në Kosovë, por si? Shpresoj se nuk do t’iu bie ta shihni!

Vucic: Do të mbrojmë serbët në Kosovë, por si? Shpresoj se nuk do t’iu bie ta shihni!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, edhe gjatë një vizite që do të duhej të kalonte pa zhurmë, si kjo në qytetin Pancevo ku vizitoi fabrikën e kompanisë gjermane Brose, nuk u durua pa kërcënime dhe ofendime për kosovarët, kryeministrin Kurti dhe e lëshoi një sfidë për ata që “po e mësojnë atë”, transmeton Gazeta Metro.

“Ne do të mbrojmë popullin tonë. Si? Shpresoj që kurrë nuk do të ketë nevojë ta shihni” tha Vucic kur ju përgjigj pyetjes së gazetares serbe në Pancevo pas vizitës në fabrikën e kompanisë Brose në atë qytet.