Vuçiç jep deklaratën e papritur: “Kam frikë nga Albin Kurti se ai do të…”

Gjatë vizitës së tij në fabrikën Magna në Aleksinac, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mes tjerash ka folur edhe për rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë. I pyetur për zgjedhjet në Kosovë dhe akuzat se Serbia po ushtron presion mbi njerëzit e saj, ai tha se Serbia kurrë nuk e kishte detyruar askënd të bëjë asgjë.

“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë që njerëzit të shkojnë në votime sesa të mos shkojnë, dhe unë nuk e fsheha këtë. Ne po sulmojmë Prishtinën për mos përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit, dhe pastaj nuk do ta përmbushim atë. Si atëherë të dalim para kujtdo dhe të kërkojmë formimin e Asociasionit”, tha ai.

Presidenti i Serbisë thotë se nuk është i befasuar nga kjo dhe se ka frikë se për shkak të rezultateve të këqija të partisë së Kurtit, do të pasojnë lëvizje të paarsyeshme të Kosovës. “Shpresoj se një qasje e arsyeshme do të mbizotërojë në mesin e njerëzve të Kosovës, edhe pse është e vështirë të pritet për shkak të disfatave që pësuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga një situatë e tillë”, tha Vuçiç.