Vuçiç: “Mund të ketë aksione të reja nga Policia e Kosovës, por dijeni që Serbia është gati!”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se mund të ketë aksione të reja të Policisë së Kosovës, siç thotë ai për shkak të humbjes politike që pësoi Prishtina, duke shtuar se Serbia do të jetë gati për këtë.

“Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre,” është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb shtoi më tej se Beogradi duhet të jetë gati dhe ta presë atë, sepse siç pretendon ai “në Prishtinë është përsëritur disa herë fakti se atyre as nuk iu shkon ndërmend të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të formojnë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe”- tha ai.