Vuçiç: “Putin na kupton dhe mbështet për çështjen e Kosovës!”

Vuçiç: “Putin na kupton dhe mbështet për çështjen e Kosovës!”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pritur në takim ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Kharshenko.

Ndër diskutimet kyçe të tyre padyshim se ishte edhe Kosova.

Vuçiq me këtë rast ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për mbështetjen që ai po i jep Serbisë, për siç ka thënë ai çështjen e Kosovës.