Zbulohet frika më e madhe e Erdoganit: Ajo është baza amerikane në Greqi

Presidenti turk Erdogan është shprehur i shqetësuar në lidhje me ndërtimin e bazës ajrore amerikane në Aleksandropulos të Greqisë, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë.

Duke folur me gazetarët, Erdogan tha gjithashtu se kishte njoftuar presidentin francez Macron se grekët nuk kanë para për të blerë avionët e avancuar “Rafale” si edhe katër anijet ushtarake.

“Shiko se unë e di, grekët nuk kanë para. Po të gënjejnë. Ata i kanë perëndimit 4 miliard euro borxh”, shprehet Erdogan se i ka thënë Macronit duke iu përgjigjur arsyetimit të tij se ata (grekët sh.r) kishin para, prandaj edhe donin të blinin mjetet ushtarake. DEKLARATA E TIJ E PLOTE